Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë qytetarët të cilët janë fitues nga rimbursimi i kuponëve fiskalë për periudhën TM1 2018, se afati për dorëzim të plikove është vetëm deri të premten, më 18 maj 2018, nëora 16:00.
Tërheqja e numrave potencialë fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK. Janë tërhequr tre numra potencialë fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017. Numri i qytetarëve potencialë të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 2 518.