Të premten bëhet tërheqja e veturës së dytë nga Artmotion

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Erdhi edhe koha e tërheqjes së dytë të shpërblimit kryesorë BMW 1 të lojës shpërblyese “Abonohu dhe fito” organizuar nga Artmotion.

Fituesi i veturës së parë ishte Ndrec Halilaj nga Peja. Vajza e Halilaj para se të shkonte për Amerikë ishte abonuar në platformën Artmotion dhe njëkohësisht ishte bërë pjesëmarrëse në lojë shpërblyese. Për këtë Halilaj nuk kishte qenë në dijeni, por natën e tërheqjes së shpërblimeve ishte njoftuar nga miq dhe familjarë se kishte qenë pikërisht ai fituesi i veturës BMW nga Artmotion.

Këtë të premte, 24 maj, me fillim nga ora 18:40 në emisionin “Ora e Pasdites” në Klan Kosova do të mësojmë se kush do të jetë edhe fituesi i dytëi kësaj super veture. Përveç veturës, shpërblime tjera të cilat do të ndahen janë gjithashtu edhe 10 abonime falas si dhe një televizor Samsung.

Për ju që ende nuk keni luajtur, kanë mbetur edhe pak ditë deri në tërheqje të shpërblimeve. Abonohuni në njërën nga pakot Standard apo Premium dhe bëhuni pjesëe lojës shpërblyese. Platforma e Artmotion përmban kanale televizive më atraktive ne treg si dhe internet super të shpejtë me çmim duke filluar nga 9.90 Euro në muaj.

Të ngjashme