Të premten më 7 korrik do të mbahet ceremonia e diplomimit të rekrutëve të FSK-së nga radhët e komunitetit jo shumicë, gjenerata e parë 2017, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), në kazermën “Skënderbeu”, në Ferizaj.
Ceremoninë e certifikimit të rekrutëve nga komunitet jo shumicë të FSK-së nga afër do ta përcjellë komandanti Suprem i FSK-së, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ministri në detyrë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, oficerë, nënoficerë dhe familjarë të rekrutëve dhe të ftuar të tjerë transmeton koha.net.