Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i tha Ekonomia Online se gjatë së premtes janë rinumëruar edhe 138 vendvotime të tjera.
Ai ka sqaruar se numri i përgjithshëm i vendvotimeve të rinumëruara deri më tani është 1240 vendvotime apo 88.13%.
Elezi bëri të ditur se kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 167 vendvotime të tjera.