Të premten në orën 10 seanca për transformimin e FSK-së

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Seanca plenare e Kuvendit do të mbahet të premten, më 14. 12. 2018, në orën 10:00, në sallën e Kuvendit. Ndërkaq, Ceremonia në Ministrinë e FSK-së do të mbahet në orën 17:00.

Në rendin e ditës do të jenë:

1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,

2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas kreut të Qeverisë së Kosovës, transformimi i FSK-së është në përputhje me angazhimet bilaterale dhe multilaterale të Kosovës me shtetet anëtare të NATO-s, sikurse edhe me Selinë Qendrore të NATO-s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme