UP të punojë në rritjen e cilësisë në nivelin e studimeve të doktoraturës

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 11:18 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Universiteti i Prishtinës (UP) duhet të filloj ndërtimin e një sistemi për rritje të cilësisë në nivelin e studimeve të doktoraturës u tha në tryezën ku u prezantua studimi “Orteku në arsimin e lartë: Studimet e doktoraturës në shkencat humanistike dhe shoqërore të Universitetit të Prishtinës” nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) dhe Qendra për Kurajo Politike (CPC), raporton Ekonomia Online.

Lulzim Peci nga KIPRED tha se ideja e këtij projekti ka qenë që të fillohet ndërtimi i një sistemi të cilësisë me të lartë për studimet e doktoratës në UP.

“Përmes kësaj kjo të reflektoj në ngritjen e cilësisë dhe në nivelet e tjera të arsimit të lartë në Kosovë. Gjatë vitit të kaluar ne kemi publikuar edhe dy punime diskutuese për fakultetin Ekonomik dhe Juridik dhe publikimi i dytë me fakultetin e edukimit dhe filozofik”.

“Është interesant që fusha e doktoratës është fusha më komplekse. Studimet e doktoratës janë të propozuar të prodhojnë shkencë. Kjo ka qenë e shpërfillur nga UP dhe qeveria mirëpo kohëve te fundit janë bërë disa veprime të rëndësishme për të rritur cilësinë në shkencë”, tha ai.

Mentor Agani nga KIPRED, tha se analiza është përqendruar në 4 fakultete. Sipas tij, për pranim në studime të doktoraturës do të duhej për gjuhë angleze kandidatët të testohen paraprakisht, raporton EO.

“Për dallim për dy punimeve të kaluara që kanë qenë punime diskutuese ky është punim i politikave. Ky punim meqenëse është i orientuar në ndryshimet që duhet bërë është më i shkurt. Pjesa e parë e rekomandimeve tona ka të bëjë me kriteret e pranimit të doktoratës”.

“Kriteret për përcaktimin e përparësisë janë nota mesatare, aktiviteti kërkimor shkencor dhe njohja e gjuhës angleze. Ndryshimi që duhet të bëhet është që kriteri i gjuhës angleze duhet të testohet para se me hy në testet e doktoratës”, tha ai.

Të ngjashme