Të rinjtë duhet ta bëjnë këtë test, e zbulon sulmin në zemër 10 vite më herët

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Një analizë e gjakut, e përballueshme financiarisht, mund të parashikojë me saktësi rritjen e rrezikut të një sulmi në zemër në një dekadë më herët.

Mjekët në njësitë A&E në të gjithë Britaninë e Madhe tashmë po përdornin testet e troponinës për të ekzaminuar nëse një pacient ka përjetuar sulm në zemër, transmeton lajmi.net.

Instituti Kombëtar për Shëndetin dhe Përkujdesjen në Nisë, e ka miratuar atë si një test parashikues.

Testet, të vërtetuara si 100 për qind të sakta në testimet shkencore, janë përfshirë në programin e aksesit të përshpejtuar të Nisë.

Parashikimet e tanishme 10-vjeçare të sulmeve të zemrës bazohen në një mjet të quajtur QRISK, i cili regjistron disa faktorë rreziku, duke përfshirë stilin e jetës, moshën dhe peshën.

Por testi i sapo aprovuar matë proteinat në gjak të quajtura troponine, të liruara nga qelizat e dëmtuara të zemrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme