Të rinjtë e Mitrovicës së Veriut këshillohen si të nisin një karrierë në fushën e IT-së

Mitrovicë e Veriut | 18 Maj 2023 | 18:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për të festuar Ditën e Evropës 2023, Shtëpia e Evropës në Mitrovicën e Veriut ka organizuar punëtorinë “Bëhu profesionist në IT” me të rinj të interesuar të marrin njohuritë bazike dhe këshilla si të nisin një karrierë në fushën e Teknologjisë Informative (IT).

Shtëpia e Evropës kishte ftuar që të bëhen pjesë e kësaj punëtorie ata që “gjithmonë kanë dashur të bëhen IT profesionist”, por nuk dinë se nga t’ia fillojnë.

Ligjëruesi Stefan Sovrliq ndau me pjesëmarrësit se si ka fituar shkathtësi nga përvoja në punë, krijimi i kompanisë, mentorimi dhe platformat e ndryshme.

“Kjo është një ‘masterklasë’ me temën ‘Si të bëheni një IT profesionist’, pavarësisht a keni ndonjë arsimim formal në këtë fushë ose jo”, tha Soverliq, ekspert i Teknologjisë Informative.

Ky seminar, pjesë e Ditës së Evropës 2023, njoftoi të rinjtë me bazat e marketingut dhe programimit dixhital, si dhe me shkathtësitë specifike të nevojshme për të pasur sukses në këtë sferë.

2023-ta është shpallur si Viti Evropian i Shkathtësive, andaj shumë nga aktivitetet për shënimin e Ditës së Evropës në Kosovë janë fokusuar në zhvillimin e shkathtësive për të rinjtë.

Sipas Zyrës së BE-së, punëtoritë dhe trajnimet e ngjashme synojnë që t’i pajisin të rinjtë me shkathtësi thelbësore të jetës që do të rrisin jo vetëm potencialin e tyre për të shkëlqyer në tregun e punës, por edhe në jetën e tyre personale.

Të ngjashme