Të rinjtë nuk kanë njohuri për historinë e viteve 1990-të

Prishtinë | 04 Kor 2017 | 14:39 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Fakultetin Filozofik është mbajtur debati me temën “Historia në tekstet shkollore” i organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut”- (YIHR-KS).

Ramadan Sokoli nga kjo organizatë gjatë prezantimit të të gjeturat e hulumtimit të zhvilluar me nxënësit në shkollat anembanë vendit, ka thënë se sipas të gjeturave të hulumtimit del se nxënësit kosovarë kanë pak informacione mbi historinë e viteve të 90-ta dhe të drejtat e njeriut.

“Vërejmë se nxënësit e shkollave të mesme vërejmë se nxënësit e shkollave të mesme nuk kanë njohuri mbi historinë e viteve të 90-ta. Kur flasin për Kosovë ata flasin vetëm për ngjarjet e vitit 98 e këtej që do të thotë nuk mësohet për kontributin e lëvizjes paqësore për kontributin e grave. Kur flasim për luftën e fundit nuk ka shumë informacione ndërsa ka më shumë për ngjarjet të cilat kanë ndodhur jashtë vendit. Ndërsa sa i përket të dhënave ne hasim në të dhëna të pa bazuara”, ka thënë ai.

Dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli ka thënë se ashtu sikur në të kaluarën, kur historia shkruhej për t’i shërbyer mbretërve tek ne historia shkruhet për t’i shërbyer politikës.

“Ashtu si dikur historia shkruhet për t’i shërbyer mbretërve edhe tek ne historia shkruhet për t’i atribuuar vlerat atyre që janë pjesë e politikës. Faktikisht universiteti është institucion ku mund të paraqiten ide të bazuara në hulumtime në mënyrë që politikbërësit të kenë kujdes se çka po i paraqesin të rinjve në tekste shkollore”, ka thënë ai.

Dugolli po ashtu ka thënë se historia jonë shpesh është ballafaquar edhe me gjëra që nuk kanë përkuar me realitetin.

“Ne në tekste kemi hasur në çështje të cilat janë diskutabile dhe zgjojnë interesimin që të përmirësohen. Të gjeturat tona thonë që ne kemi probleme tek origjinaliteti i të dhënave trajta interpretimi gjuha e përdorur në tekste ilustrimet si përdoren ato dhe sa janë të paraqitura në trajtën e duhur”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në tekstet e historisë dominon periudha moderne duke lënë nën hije antikitetin dhe kjo ka bërë që të kenë zbrazësi tek nxënësit.

“Tek zhanret padyshim që i kushtohet rëndësi historisë politike apo luftërave thuajse s ka ndodhur asgjë përveç luftërave. Fare pak i kushtohet çështjeve të historisë së shkencës artit arkitekturës religjionit.”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme