Në Tiranë pak minuta më parë janë dëgjuar të shtëna me armë në zonës e unazës së re. Mësohet se është një person i plagosur dhe ai është dërguar në spital për mjekim. Mësohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Plagosja ka ndodhur në rrugën Teodor Keko. Është plagosur i riu me iniciale G.K.
Policia është vënë në kërkim të autorëve të kësaj ngjarjeje. Po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjes.