Të shtëna armësh në Prishtinë, sulmi ndodhi nga rruga në drejtim të një lokali

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 22:12 | Nga Ekonomia Online

Sonte në ora 20:28 është raportuar se në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë ka pas gjuajtje me armë.

Këtë për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Siç ka thënë ai, në lokacionin e përmendur ka dalë menjëherë Policia e Kosovës dhe ka kontaktuar ankuesit.

“Të njëjtit kanë deklaruar se janë sulmuar prej rrugës në drejtim të lokalit të tyre nga dy persona të dyshimtë, tanimë të njohur edhe për Policinë”, ka bërë të ditur Hoxha.

Siç ka bërë të ditur tutje ai, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar, përderisa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja.

“Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë tutje Hoxha. 

Të ngjashme