Policia ka arrestuar një person, pas i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në Pejë.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur 22 gëzhoja të kalibrit 7.65, si dhe nga i dyshuari janë konfiskuar një armë zjarri AK 47, 87, fishek të kalibrit 7.65mm dhe 3 thika, përcjell lajmi.net.
“Një mashkull K/Shqiptar është arrestuar për shkak se i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes (në rrugë) policia ka gjetur 22 gëzhoja të kalibrit 7.65. Po ashtu nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri AK 47, 87 fishekë të kalibrit 7.65mm. dhe 3 thika. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.