Në Vushtrri u arrestua një i dyshuar për të shtëna me armë mbrëmë rreth orës 23:00.
Në veturën e tij, policia gjeti dhe konfiskoi një pistoletë.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës””, thuhet në njoftimin e policisë.