Ekonomia Online
FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në Komunën e Mitrovicës, si pasojë e të cilave ka mbetur i plagosur një person. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për Reporteri.net se bëhet fjalë për një 40 vjeçar, i cili i cili me urgjencë është dërguar në Spitalin […]

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në Komunën e Mitrovicës, si pasojë e të cilave ka mbetur i plagosur një person.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për Reporteri.net se bëhet fjalë për një 40 vjeçar, i cili i cili me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas është dërguar në QKUK- Prishtinë.

“Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit, është plagosur viktima mashkull i moshës 40 vjeçar, i cili me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas është dërguar në QKUK- Prishtinë”, ka thënë Zahiti.

I dyshuari për plagosjen është arrestuar për vrasje të rëndë në tentativë.

“Nga ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes, hetuesit e krim-teknikës si prova materiale kanë gjetur një (1) gëzhojë, një (1) predhë të plumbit, dhe një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, të cilit me vendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rrjedha hetimore është duke vazhduar drejt zbardhjes së të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale Vrasje e rëndë në tentativë”, ka thënë tutje Zahiti për Reporterin.

Të ngjashme