Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Prishtinë | 27 Gus 2025 | 22:05 | Nga Ekonomia Online

Policia ka njoftuar se sot ka pasur të shtëna me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, në një fshat të Vushtrrisë.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar.

“Në orët e pasdites të ditës së sotme, policia në Vushtrri ka pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, në një fshat të Vushtrrisë. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe pas një kohe kanë arritur të identifikojnë dhe ta ndalojnë automjetin”.

“Personi i dyshuar është arrestuar ndërsa një armë tytë-shkurtër e llojit pistoletë dhe dy fishekë janë konfiskuar në cilësinë e provave materiale. Pas intervistimit dhe procedurave tjera, me urdhër të prokurorit është inicuar rasti për veprat penale: ,,Armëmbajtje pa leje” dhe ,,Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme