Të shtëna në aheng familjar, arrestohet një person në Skenderaj

Prishtinë | 19 Gus 2017 | 10:29 | Nga

Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në vendin e ngjarjes fillimisht është gjet një gëzhoje e cila ishte indikacion për të kërkuar armen, me c’ rast nga i dyshuari A.V., 45 vjeçar është kërkuar arma. Ai ka dorëzuar një pistoletë e cila është konfiskuar si provë materiale.

I dyshuari është arrestuar dhe pas procedurave intervistuese, me urdhër të Prokurorit është liruar në procedure të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme