Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka
pranuar një informacion, se me datën 09.01.2022 në fshatin Dremjak të
Ferizajt, në një aheng familjarë ka pas të shtëna me armë të zjarrit.
Në lidhje me këtë policia në bazë të autorizimeve dhe në konsultim me
Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka nisur hetimet në
identifikimin e personave të dyshuar dhe vendit ku ka ndhodhur ngjarja.
Pas një pune intenzive, hetuesit policor kanë arritur që të identifikojnë
personat e dyshuar dhe sot me datë 20.01.2021 i kanë shoqëruar tre
persona në stacionin policor të Ferizajt dhe pas intervistimt, ata kanë
poranuar se kishin shtënë me armë gjatë një ahengu familjar .