Të shtëna në Hajvali, Policia sekuestron dy armë zjarri

Prishtinë | 25 Pri 2023 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Hajvali ka gjuajtur me armë zjarri, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm.

Sipas Policisë i dyshuari është 33 vjeç dhe i njëjti ka gjuajtur me armë në një aheng.

Teksa atij i janë gjetur dy armë zjarri për të cilat thuhet se kishte poseduar leje.

“Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin. Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar të dyshuarin;-K.G , mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe ka sekuestruar dy armë zjarri për të cilat ka poseduar leje”, thuhet në njoftim.

I dyshuari thuhet se është intervistuar nga ana e Policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tij është iniciuar rast për veprat Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim i armës.

Të ngjashme