Komuna e Prishtinës vazhdon aksionin e rrënimit të tejkalimeve të lejeve ndërtimore

Prishtinë | 22 Maj 2024 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me aksionet e rrënimit të tejkalimeve të lejeve ndërtimore. Sipas vendimit të Inspektoratit të Kryeqytetit sot ky aksion ka vazhduar në një ndërtim në lagjen Arbëria.

“Pas pranimit të ankesave dhe inspektimeve në terren nga ana e Inspektoratit të Kryeqytetit, ka filluar rrënimi dhe evitimi i tejkalimeve të lejes ndërtimore të bëra nga ana e palës konform vendimit të Inspektoratit të Kryeqytetit në një ndërtim në lagjen Arbëria. Inspektorati i Kryeqytetit vazhdimisht do të bëjë përcjelljen e rrënimit deri në përmbarimin e plotë të aktvendimit për rrënim të lëshuar nga inspektorët kompetent të kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Të ngjashme