Ekonomia Online
FUNDIT

Të shtëna në një shkollë në Rusi, raportohet për nëntë të vrarë

Të shtëna në një shkollë në Rusi, raportohet për nëntë të vrarë

Deri në nëntë persona, shumica e të cilëve ishin fëmijë, janë vrarë pasi dy njerëz hapën zjarr në një shkollë në qytetin rus Kazan. Kështu raportojnë mediat në Rusi duke u thirrur në një burim nga shërbimet e sigurisë, i cili është deklaruar të martën për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS, përcjell Telegrafi. Siç thuhet […]

Deri në nëntë persona, shumica e të cilëve ishin fëmijë, janë vrarë pasi dy njerëz hapën zjarr në një shkollë në qytetin rus Kazan.

Kështu raportojnë mediat në Rusi duke u thirrur në një burim nga shërbimet e sigurisë, i cili është deklaruar të martën për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS, përcjell Telegrafi.

Siç thuhet më tej, njëri nga viktimat thuhet se ishte një mësuese dhe tetë viktimat e tjera ishin nxënës.

Dhjetë persona u plagosën, katër prej të cilëve u shtruan në spital, njoftoi TASS.

Sipas mediave lokale, nxënës të shkollës u evakuuan nga ndërtesa e shkollës, me disa të detyruar të hidheshin nga dritaret.

Zyra e prokurorit rajonal në republikën e Tatarstanit tha se ka filluar të shikojë të shtënat dhe prokurori rajonal është vendosur në vendngjarje.

Të ngjashme