Të shtëna në Virxhinia, plagoset republikani Steve Scalise

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 15:46 | Nga

Figura e lartë politike amerikane, Steve Scalise, është plagosur pas të shtënave që janë dëgjuar gjatë një ndeshjeje bejsbolli në SHBA.

Scalise u qëllua me armë dhe së paku një ndihmës tjetër u godit gjithashtu në gjoks nga një person i armatosur me një pushkë që hapi zjarr në një ndeshje të mërkurën në mëngjes, konfirmoi televizioni amerikan, Fox News.

Policia e Washingtonit njoftoi se po heton një “vrasje të shumëfishtë” dhe se një i dyshuar po mbahet në paraburgim.

Një dëshmitar okular shkroi në rrjetin social Twitter se të shtënat me armë zjarri kishin trondiur fushat e bejsbollit te ”YMCA”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme