Të shtunën ka kufizime, Ministria njofton për qarkullimin e kamionëve mbi 20 tonë

Prishtinë | 01 Gus 2026 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, me 1 gusht do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

 Në autoudhë, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.

 Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi lejohet pa kufizime.

“Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Të ngjashme