Të shtunën mbahet Parada e Krenarisë, Kurti jep detaje për aktivitetet gjatë javës

Prishtinë | 09 Qer 2023 | 13:06 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të Javës së Krenarisë, është mbajtur aksion rrugor me qëllim përçimin e mesazhit të javës te qytetarët, raporton Ekonomia Online

Erza Kurti, menaxhere e programit “CEL Kosova”, tha se aktiviteti që titullohet “Votoj për Dashni”, ku synojnë që ta ngrisin vetëdijen e qytetarëve për të drejta e komunitetit LGBT.

Ajo po ashtu ka njoftuar për aktivitete që janë mbajtur gjatë kësaj jave, duke theksuar se të shtunën  mbahet parada e Krenarisë e cila njihet si “Prishtina Pride”.

“Ky është një aktivitet që është duke ndodhur në kuadër të Javës së Krenarisë, e ka siç titullohet Votoj për Dashni. Ne i kemi disa vula ku do ti japim qytetarëve që dëshirojnë të votojnë për dashni. Të gjithë personave të cilët natyrisht dashurohen, specifikisht tek personat LGBT”.

“I kemi marr disa vula, po presim edhe për qytetarë të tjerë që ta shohin e ta ngrisin vetëdijen natyrisht për të drjatat e komunitetit LGBT, të drejtën për me u dashtë. Me monton qysh e kemi të kësaj jave ‘T’du qashtu qysh je!’, natyrisht se vota për dashni është e domosdoshme”, tha ajo.

Të hënën me moton “T’du qashtu qysh je!”, është mbajtur hapja zyrtare e Javës së Krenarisë, ngjarje kjo nën patronimin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, të Drejta të Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër Diskriminimit – Zyra e Kryeministrit, në të cilën morën pjesë krerët më lartë të shtetit si dhe ambasadorët e shteteve të huaja në Kosovë.

Të ngjashme