Pep Guardiola, menaxheri i Manchester Cityt, u ka dhënë fund spekulimeve se do ta transferoj Lionel Messin në Premierligë
Ish trajneri i Bayern Munichut thotë se dëshiron që Lionel Messi karrierën ta përfundoj te Barcelona, përcjell Express.
“Unë kam folur shumë herë në lidhje me Messin, dëshira ime është që ai të përfundojë karrierën te Barcelona”, ka deklaruar Guardiola.
Messi ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2018. Mos vazhdimi i kontratës deri më tani ka bërë që për të ardhmen e argjentinasit të spekulohet vazhdimisht.