Është padyshim një nga çiftet më të komentuar të momentit dhe gjithnjë marrëdhënie e tyre është komentuar gjerësisht në media.
Një shkak ka qenë se Flori me Elvanën nuk e kanë pranuar kurrë publikisht se kanë qenë çift, ose të paktën kështu kanë lënë të kuptohet në media nga gjestet e tyre të vogla. Megjithatë ashtu siç u komentua marrëdhënie e tyre, ashtu qëndron në fokus edhe ndarja e ndodhur prej disa muajsh.
Përveç postimeve me “dhimbje” të Mumajesit kemi vënë re çfarë “ruan” Elvana ende nga marrëdhënia apo bashkëpunimi që kanë patur. Gazeta Express ju sjellë këto foto të Elvanës me Florin ku ata shfaqen së bashku për gjithnjë të shoqëruar. Gjithashtu në disa foto Elvana ka promovuar edhe këngët që Flori realizonte.
Ajo çfarë bën përshtypje është se në Instagramin e saj nuk ekziston asnjë foto ku të jetë vetëm të dy dhe gjithashtu qëndron ende urimi prekës që ajo i bëri për ditëlindje vitin që lamë pas.
Ndër të tjera në këtë urim Elvana është shprehur se ndihej krenare për atë çka Flori ishte. Megjithatë në ditët e sotme kjo marrëdhënie duket mjaft larg asaj që shohim në këto foto të mbetura në Instagramin e këngëtares shqiptare, e cila tashmë gjithnjë e më shumë po synon tregun botëror…por pa Florin.