Caplan thotë se Kurti nuk i ka braktisur kërkesat e miqve ndërkombëtarë

Prishtinë | 01 Nën 2022 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Të zhgënjyer e të shqetësuar. Kështu janë shprehur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për çështjen e ndërrimit të targave.

Qeveria Kurti nuk e pranoi kërkesën e SHBA-së dhe BE-së që vendimin për targa ta shtyje për 10 muaj.

Megjithatë, Profesori nga Oxford University, Richard Caplan, vendimin e Qeverisë Kurti e ka quajtur si një lëvizje të arsyeshme.

Sipas tij, Kurti nuk i ka braktisur kërkesat e miqve ndërkombëtar.

“Kurti qartazi kërkon të akomodojë shqetësimet amerikane dhe evropiane. Unë nuk mendoi se ai i ka braktisur kërkesat e tyre. Kjo më duket se është një lëvizje e arsyeshme nga ana e tij. Unë mendoj se BE-ja dhe SHBA-ja shprehën zhgënjimin me Kurtin sepse janë të shqetësuar se zbatimi i afatit tani do të përkeqësojë tensionet me Serbinë dhe serbët e Kosovës dhe do të pengojë më tej përpjekjet për të arritur normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Caplan.

E Profesori Seb Bytyçi, thotë se qëllimi kryesor ka qenë evitimi i tensioneve, dhe këtë gjë sipas tij, ia ka arritur me sukses Kryeministri Kurti.

Bytyçi vlerëson se Kosova nuk duhet të mbajë një qasje servile ndaj ndërkombëtarëve.

Refuzimin e kërkesës amerikane për shtyrjen e vendimit për targat, e kanë kritikuar ashpër partitë opozitare, sipas të cilave, kryeministri Kurti po e rrezikon partneritetin e Kosovës dhe ShBA-në.

Të ngjashme