Për korrektësi dhe transparencë të plotë para publikut, Teatri “Adriana” njofton se nga dy shfaqjet “Derisa vdekja nuk na ndanë” dhe “UN Inspektori” fondi nga shitja e biletave të së cilave i është dedikuar kontributit për shërimin e të riut Jetmir Vehbiu, janë grumbulluar 424 Euro. Këto mjete të hënën do t’i transferohen familjes Vehbiu […]
Teatri “Adriana” mbledh 424 € nga shitja e biletave për të riun Jetmir Vehbiu

Për korrektësi dhe transparencë të plotë para publikut, Teatri “Adriana” njofton se nga dy shfaqjet “Derisa vdekja nuk na ndanë” dhe “UN Inspektori” fondi nga shitja e biletave të së cilave i është dedikuar kontributit për shërimin e të riut Jetmir Vehbiu, janë grumbulluar 424 Euro.
Këto mjete të hënën do t’i transferohen familjes Vehbiu në llogarinë e hapur për këtë rast.
Teatri “Adriana” falënderon publikun ferizajas e më gjerë për shpirtin solidar.











