BMW X3 në version të ri M40d

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 14:48 | Nga

Përmirësimet verore dhe risitë në gamën e BMW-së përfshijnë, ndër të tjera, X3 M40d me 326 kuajfuqi dhe X4 xDrive30d me 265 kuajfuqi.

BMW do të përmirësojë më shumë modele këtë vit, dhe ndër risitë është X3 M40d që përdor të njëjtin motor si BMW X4 M40d.

ImageModeli me motor dizel ka gjashtë cilindra dhe me kapacitet prej 326 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik prej tetë shpejtësive Steptronic.

Falë këtij kombinimi, X3 M40d shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë për vetëm 4,9 sekonda.

Nga ana tjetër, tipari i ri i BMW X4 do të jetë versioni i xDrive30d, gjithashtu me një motor dizel të rregullt me gjashtë cilindra e kapacitet prej 265 kuajfuqi. Vetura posedon marshin automatik me tetë shpejtësi Steptronic dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h e arrinë për 5,8 sekonda.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme