Ekipi kanadez demonstron topin e kristaltë VR të ndjeshëm në prekje

Prishtinë | 17 Mar 2019 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Një ekip hulumtuesish nga universitetet British Columbia dhe Saskatchewan kanë ndërtuar një ekran elegant të kristaltë i cili mund të prodhojë imazhe 3D deri në dy përdorues të njëkohshëm, duke e mundësuar kështu telekonferencimin e stilit kokë-në-top dhe llojet e reja të gejmingut multi-player 3D.

Topi i kristaltë 24 inçësh i përdor katër projektorë saktësisht të kalibruar me shpejtësi të lartë për ta ndërtuar një imazh sferik, transmeton “Koha Ditore”.

Topin mund ta shohin njëkohësisht deri në dy pjesëmarrës, duke e përdorur atë që duket të jenë syze për ndarjen e frekuencave të gjurmueshme për lëvizje të lehta. Këto gjëra i kemi parë më parë duke i furnizuar ekranet e mrekullueshme hologramike të Euklideonit.

Sistemi do ta prodhojë në mënyrë efektive një imazh të veçantë për secilin shikues, bazuar në pozitën e tyre të përcjellur sipas lëvizjes në raport me topin e kristaltë.

Të ngjashme