Facebook mund të jetë kërcënim për demokracinë

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Facebook mund të shndërrohet në kërcenim për demokracinë në mungese të rregulloreve më rigoroze, ka paralajmëruar ish shefi i agjencisë së inteligjencës për komunikim qeveritar në Britani.

Robert Hannigan ka thënë se gjiganti i mediave sociale është më shumë i interesuar që të përfitojë nga të dhënat e përdoruesve se sa të kujdeset për mbrojtjen e privatësisë.

Kjo deklaratë vjen pasi deputetët britanikë drejtuan akuza ndaj Facebook për marrëveshje sekrete në lidhje me përdorimin e të dhënave të përdoruesve.

Kjo kompani gjithashtu është kritikuar për mënyrën si po i menaxhon lajmet e rreme.

I pyetur nga BCC në qoftë se Facebook paraqet kërcenim për demokracinë Hannigan ka thënë “potencialisht po, në qoftë se nuk kontrollohet dhe nuk vendosen rregullore”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme