“Facebooku dhe Google dështuan t’i largojnë mashtrimet në reklama”

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Rrjeti social Facebook dhe Google kanë dështuar t’i largojnë viruset mashtruese nëpër reklama online, pasi një pjesë e përdoruesve kanë raportuar se janë mashtruar, njofton mbikëqyrësi “Which”.

Sipas këtij njoftimi, Google pati 34 për qind të reklama “scam” ndërsa Facebook-u afro 26 për qind. Të dy kompanitë thanë se kanë larguar reklamat e tilla, që ishin të vendosura në platformat e tyre, njofton BBC.

Raporti gjeti gjithashtu:

15 për qind e përdoruesve që ranë pre kanë raportuar mashtrimin

43 për qind s’kanë treguar për mashtrimin

Në Facebook, arsyeja kryesore që përdoruesit nuk raportuan problemin ishte se dyshonin se do ndodhte diçka.

Të ngjashme