Google blen HTC-në për 1.1 miliard dollarë

Prishtinë | 21 Sht 2017 | 20:37 | Nga

Kompania Google ka arritur partneritet me HTC sipas së cilës për 1.1 miliardë dollarë do të ketë në dispozicion një pjesë të forcës punëtore të kompanisë tajvaneze.

Përveç pjesës të punonjësve, Google nga ky moment do t’i takojë edhe pjesa e pronës intelektuale të HTC në kuadër të përdorimi të patentës për prodhimin dhe dizajnin e telefonave të ardhshëm të Pixel.

Pra, Google nuk ka blerë HTC, por ekipi i tij dhe ekipi i HTC do të bashkojnë forcat për të prodhuar pajisjet e ardhshme Pixel.

Lexoni: Nëse nuk e përdorni telefonin për një kohë të gjatë, Google ju fshin të dhënat

Kompania e njohur nga Tajvani ishte e përzgjedhura për disa nga pajisjet e para të Android, të cilat janë bërë konkurrente ndaj iPhone. Por, pas depërtimit të Samsungut në tregun e telefonave mobilë, pjesa e HTC-së ka shënuar rënie drastike – për 95% nga viti 2011.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme