Instagram nuk iu tregon përdoruesve nëse jua bëni “screenshot” fotot

Prishtinë | 29 Nën 2016 | 09:49 | Nga

Përdoruesit e Instagram janë në panik, pas raporteve se aplikacioni tani i njofton përdoruesit e tjerë kur i bëjnë ‘screenshot’ fotografitë e tyre.
Njoftimet e reja janë shtuar në aplikacion gjatë përditësimit të fundit.

Megjithatë, Instagram ka konfirmuar se rreth ‘screenshot’-ve përdoruesit njoftohen vetëm nëse dikush bën një ‘screenshot’ të fotografive apo videove që zhduken, që dërgohen direkt tek njëri-tjetri.

Përdoruesit e tjerë të Instagram nuk do të njoftohen nëse një person thjeshtë e kapë një “screenshot” të fotografisë së tyre në profil apo në Storje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme