Inteligjenca Artificiale më e saktë në diagnostikimin e sëmundjeve

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Një mjek robot me Inteligjencë Artificiale mund të njohë më mirë simptomat e sëmundjeve të fëmijërisë sesa shumë mjekë njerëzorë, sugjeron një hulumtim i ri.

Në modelin e inteligjencës artificiale u futën informacione nga më shumë se 1.4 milion të dhënat shëndetësore. Më pas ai tërhoqi këto të dhëna për të diagnostikuar çdo gjë nga gripi dhe gastroenteriti deri te meningjiti bakterial – në disa raste kishte më shumë se 90 përqind saktësi.

Kur u testua, sistemi performoi më mirë se mjekët e rinj, por nuk ishte aq i besueshëm sa mjekët më me përvojë.

Hulumtuesit besojnë se Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë në klasifikimin e pacientëve që kanë nevojë të vendosen në spital sipas ashpërsisë së sëmundjeve, si dhe përmirësimin e diagnozës tek rastet komplekse dhe të rralla.

Hulumtimi u krye nga Guangzhou Medical University në Kinë dhe u drejtua nga Dr Kang Zhang, profesor i okulistikës dhe gjenetikës.

Të ngjashme