IPhone SE 2 do të përdorë antenë LCP

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Thashethemet sugjerojnë që iPhone SE 2 do të arrijë gjatë tremujorit të parë të vitit 2020. Telefoni do të implementojë harduer të modernizuar, si çipseti A13 Bionic dhe 3 GB RAM, në shtëpizën e iPhone 8. Analisti i njohur i Apple, Ming-Chi Kuo tani e ka publikuar detajin se telefoni do ta ketë antenën Liquid Crystal Polymer (LCP) për lidhje të përmirësuar, raporton GSMArena.

LCP është një material organik fleksibil i cili ka përhapje të ulët të nxehtësisë dhe humbje minimale të frekuencës, duke e bërë atë një komponentë të shkëlqyeshme për antenat pa tel. Gjithashtu, LCP e ka një punim më të dendur dhe është shumë rezistente ndaj zjarrit.

Në të kaluarën, materiali ishte përdorur për ndërtimin e një spektri të gjerë të produkteve, nga sensorët automobilistikë e deri tek drajverët për altoparlantë dhe kabllot optike, shkruan KOHA Ditore. Sipas Kuo, kompania japoneze Murata Manufacturing Co do të sigurojë antena të reja LCP për Apple.

Pritet që iPhone SE 2 të ketë çmim fillestar prej 399 dollarëve për modelin 64 GB dhe të jetë në dispozicion në variantin gri, të argjendtë dhe të kuq. Parashikimet e hershme sugjerojnë që Apple do t’i livrojë deri në 30 milionë telefona të tillë deri në fund të vitit 2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme