Jeep Grand Cherokee kthehet në një “bishë” me 900 kuajfuqi

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Modifikimi “Gulf Oil” lidhet me vetura super sportive që nga viti 1930, por më së shumti njihet për ngjyrat ikonike të saja me të kaltër e portokalli të prezantuara në 1960-ën.

Që nga veturat e famshme, si Porsche 917, Ford GT e McLaren M20, modifikimi ‘Gulf’ i është bërë edhe disa nga modelet më legjendare të garave që janë krijuar ndonjëherë, transmeton koha.net.

Kompania gjermane për modifikimin e veturave, GeigerCars ka vendosur që modifikimin ikonik “Gulf” ta bëjë edhe në Jeep Grand Cherokke Trackhawk.

Këtij SUV-i me performanca të larta i janë vënë rrota gjigante 22-inç e veturën e kanë ulur për 25 milimetra për ta bërë atë të duket më sportive.

GeigerCars jo vetëm që ka modifikuar këtë veturë nga jashtë, por edhe motorin 6.2 litërsh V8 supercharged, i cili në modelin standard prodhon 707 kuajfuqi, e kanë kthyer në një ‘përbindësh’ të vërtet, i cili tani prodhon 900 kuajfuqi.

Si rezultat i kësaj, Trackhawk arrin shpejtësinë 312 kilometra në orë, duke e bërë më të shpejt se Lamborghini Urus e Bentley Bentayga Speed.

Kjo ‘bishë’, Jeep Grand Cherokke Trackhawk vjen me një çmim prej 129 mijë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme