Microsoft paralajmëron që një milion kompjuterë janë ende të rrezikuar

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Microsofti më herët muajin e kaluar zbuloi që problem të madh sigurie në Windows, që do të mund të zgjerohej në sulm “worm”, i cili përhapet nga kompjuteri në kompjuter. Një lëshim i ngjashëm ishte parë edhe në vitin 2017, i cili bëri që malware WannaCry të shkaktojë probleme për mijëra kompjuterë, përcjell The Verge.

Edhe pse Microsofti kishte publikuar arnime për sistemet Windows, madje edhe për pajisjet e vjetra serverike dhe Windows XP, raportimet e fundit kanë zbuluar që ekzistojnë të paktën edhe 1 milion sisteme të lidhura në internet, të cilët mund të sulmohen. “Microsoft është i sigurt që ekziston mënyra për të keqpërdorur këtë lëshim”, paralajmëron Simon Pope, drejtor për reagim ndaj incidenteve në qendrën për siguri të Microsoftit (MSRC).

Pope thekson që kanë kaluar gati dy muaj pas publikimit të arnimeve për problemin paraprak EternalBlue, kur edhe filluan sulmet WannaCry, dhe përkundër faktit që kompanitë kanë pasur 60 ditë për të arnuar sistemet, shumë pajisje ende kanë ngelur të infektuara. EternalBlue rrodhi në sipërfaqe së fundi, dhe kjo u mundësoi hakerëve që të krijojnë lirshëm malware. Ky gabim i ri BlueKeep ende nuk është publikuar ende, por nuk do të thotë që malware nuk do të ekzistojë, shkruan KOHA Ditore.

Ky problemi i ri i madh sigurie për Windows nënkupton lëndim kritik me ekzekutim të kodit nga largësia për Remote Desktop Services, ndërsa ekziston në versionet Windows XP dhe Windows 7, si dhe versionet serverike si Windows 2003, Windows Server 2008 R2 dhe Windows Server 2008. Këto sisteme operative ende përbëjnë një pjesë të madhe të të gjithë kompjuterëve me Windows që janë në përdorim, posaçërisht në ambientet korporatave. Microsoft u rekomandon fuqishëm administratorëve që të azhurnojnë kompjuterët e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur.

Të ngjashme