Mitsubishi sjell modelin e ri të L200

Prishtinë | 16 Tet 2018 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Prodhuesi japonez do të sjellë më 9 nëntor modelin e rifreskuar L200.

Mitsubishi L200 për 2019 është projektuar në përputhje me imazhin e ri vizual të pjesës së përparme të kompanisë japoneze të ashtuquajturit mburoja dinamike.

Duke gjykuar nga fotografia e parë, L200 do të ketë një pamje “të përciptë” krahasuar me versionin në shkuarje, transmeton kp.

Aktualisht L200 është duke u shitur në Evropë me motor turbo diesel me katër cilindra 2.5 DI-D në versionet 151 dhe 178 kuaj fuqi, dhe mbetet për t’u parë nëse Mitsubishi do të prezantojë disa ndryshime në motorizimin e kësaj makine.

Më shumë të dhëna do të njihen në prag ose në ditën e premierës, kur edhe fotografitë e automjetit do të publikohen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme