Në Gatwick të Londër, parkimi i makinave do t’u besohet robotëve

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Duke filluar nga muaji gusht i këtij viti, makinat e udhëtarëve në aeroportin e Gatwick në Londër do të parkohen nga makina franceze Stanley Robotics, i cila ka fuqi të ngjashme me një kamion.

Pasagjerët që udhëtojnë nga Aeroporti i Gatwick në Londër, duke filluar nga muaji gusht i këtij viti, nuk do të mendojnë më për parkimin e makinave të tyre. Makina franceze Stanley Robotics, mjeti mekanik i cili ka fuqi të ngjashme me një kamion, do t’i parkojë vet makinat e udhëtarëve, ndërsa ata largohen për të udhëtuar me avion.

Flota e robotëve do t’i vendosë makinat më pranë njëra-tjetrës se sa është e mundur nga njeriu dhe për këtë arsye zona e dedikuar do të jetë në gjendje të mbajë më shumë se një të tretën e numrit të makinave që janë parkuar deri tani.

Zona e re e parkimit është menduar të jetë në terminalin jugor të aeroportit. Infrastruktura ekzistuese, si shenjat e parkimit dhe sinjalistika do të ndryshojnë kurse rruga do të vishet me një shtresë të lemuar, e përshtatshme për makinat robotike. Çdo makinë që do të parkohet, do regjistrohet dhe do të korrespondojë me numrin e fluturimit të udhëtarit.

Prenotimi i këtij shërbimi do të bëhet nëpërmjet aplikacionit Stan, (emri i droidit). Teste të së njëjtës teknologji tashmë janë duke u zhvilluar në Paris, Lyon dhe Düsseldorf.

Të ngjashme