Pas Zvicrës, një kompani tjetër gjermane sjell versionin elektrik të modelit legjendar të BMW-së

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Kompania zvicerane Micro Mobility Systems, para disa vjetëve ka prezantuar veturën e saj elektrike për qytet të quajtur Microlino – versioni modern i modelit legjendar Isetta të BMW-së, ndërsa tani kësaj kompanie do t’i bashkohet edhe kompania gjermane Artega.

Gjithashtu, edhe Artega ka përgatitur interpretimin modern të Isettës në version elektrik, transmeton Koha.net. I quajtur Artega Karo-Isetta, me dy ulëse, në Gjermani pritet të fillojë të shitet në fund të këtij muaji ndërsa dërgesat e para do të arrijnë në muajin prill.

Artega në ofertë do të ketë në dispozicion dy paketa – Intro dhe Edition.

Artega Karo-Isetta, do të ketë edhe dritat LED të përparme dhe të pasme, gjashtë ngjyra për eksterier, si dhe enterier prej lëkure dhe velur.

Karo-Isetta vjen edhe me baterinë litium-jon “Voltabox” me të cilën me një mbushje mund të kalojë deri në 200 kilometra. Po ashtu, kjo Isetta e modernizuar shpejtësinë maksimale mund ta arrijë deri në 90 kilometra në orë dhe mund të bartë deri në 200 kilogramë peshë.

Sa i përket çmimit, versioni bazë në Gjermani kushton 17,995 euro ndërsa versioni me paketën Intro 21,995 euro.

Të ngjashme