Porositë e iPhone 7 nga shtatori

Prishtinë | 29 Kor 2016 | 11:40 | Nga

Të gjithë ata që mezi po presin të porosisin iPhone 7, do të mund ta bëjnë këtë dukë filluar që nga data 9 shtator.

Në fakt Apple nuk ka konfirmuar akoma asgjë. Lajmi vjen nga Evan Blass, i cili “belbëzoi” të mërkurën dhe tha: “Konfirmohet: Porositë fillojnë më 9 shtator.”

Blass nuk e zbulon nga ku e ka marrë informacionin, por data 9 shtator është afërsisht e njëjta periudhë e vitit kur iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus filluan shitjet. Ai gjithashtu tha se iPhone 7 do të hidhet në treg vetëm një javë pasi të jenë marrë porositë e para.

Pra porosisni iPhone më 9 shtator dhe do ta merrni atë pas një jave.

Karakteristikat e reja të iPhone 7 do të përfshijnë: speakers stereo, një kamera të madhe me lente dhe një kamera me dy lente për iPhone 7 Plus. Por një tjetër raport sugjeron se Apple ka një “as” tjetër nën mëngë të iPhone 7.

Butoni home për iPhone e ri do të jetë i sheshtë, në një nivel me ekranin sipas raportit të faqes Japoneze Makkotakara. Në vend të butonit tradicional të iPhone-ve të vjetër që duhet shtypur, butoni i ri do të reagojë menjëherë vetëm me anë të prekjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme