Veturat kineze kopje të pabesueshme të atyre botërore

Prishtinë | 27 Pri 2018 | 13:54 | Nga

Industria e veturave në Kinë është duke u rritur dita ditës, dhe prodhuesit e mëdhenj të këtij shteti janë duke rritur ndikimin e tyre në të gjithë botën nëpërmjet blerjeve të markave të huaja e përmirësimit të shpejtë të produkteve të tyre.

Në panairin e veturave në Kinë, megjithatë nuk është e pazakontë që veturat të duken kopje ‘identike’ me veturat e tjera, transmeton koha.net.

Shumë nga veturat e markave kineze kanë histori me kopjimin identik të dizajneve të veturave nga prodhuesit.

Por kopjet kineze të veturave, a janë legale?

Sipas një avokati të firmës për pronësi intelektuale BRIFFA, Oliver Tidman: “Nuk ka ligj internacional për të drejtat e autorit”.

“Por ka marrëveshje internacionale siç është konventa e Bernës për mbrojtje të literaturës e punës artistike”, ka shtuari ai.

Këto marrëveshje kërkojnë nga shtetet që të njohin ligjet e njëra tjetrës për pronat intelektuale.

“Ligjet e të drejtave të autorit dallojnë nga shteti në shtet, por dhe pse rregullat mund të jenë të ndryshme, parimet janë të ngjashme”, ka shtuar ai.

Më poshtë janë veturat kineze kopje ‘identike’:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme