VW investon 1 miliard euro në fabrikë për prodhim të baterive

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti i industrisë automobilistike Volkswagen AG, thotë se do të investojë 1 miliard euro në ngritjen e një fabrike për prodhimin e baterive në Gjermani.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Herbert Diess, në një prononcim sot tha se fabrika në fjalë është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të elektrizuar automjetet që prodhon.

Sipas tij, fabrika do të ndërtohet në qytetin Salzgitter, i cili tashmë ka qasje në termocentralet e mëdha të erës që ndodhen në atë rajon.

Ragimi vjen pasi rivali Daimler njoftoi se synon që deri në vitin 2039 të gjitha automjetet e pasagjerëve të prodhuara të jenë karbon-neutral. 

Të ngjashme