Supermodelja e njohur Gigi Hadid prej disa ditësh ka qenë në vëmendje të mediave për një lidhje të mundshme me yllin hollivudian Leonardo DiCaprio, lajm ky që duket se shqetësoi Zayn Malik.
Mes kësaj situate, Gigi ka bërë veprimin e papritur ndaj ish-partnerit. Khai, vajza e tyre ka festuar ditëlindjen dhe modelja postoi në Instastory një foto të tortës së vogëlushes dhe etiketoi Zayn.
“Vajza jonë ëngjëll bëri 2 vjeç sot”, shkroi Gigi duke i bërë tag babait të së bijës.
Mos vallë raportet mes dyshes së njohur janë rregulluar apo Gigi thjesht ka bërë një gjest në shenjë respekti ndaj babait të vajzës së saj?! Kjo mbetet për t’u parë në vazhdim. Ndërkaq, thuhet se ish-anëtari i grupit “One Direction” ka një marrëdhënie të shëndetshme prindërore me supermodelen, por ai shpreson të ribashkohet me të.
Malik dhe Hadid, të cilët janë prindër të vajzës Khai, dikur ishin një nga çiftet më të dashur të Hollywoodit, të cilët ishin bashkë nga viti 2015 deri në 2021. Romanca e tyre përfundoi pasi këngëtari u përfshi në një sherr fizik me mamanë e modeles, Yolanda Hadid.
Së fundmi Gigi na ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj si një nënë e re e ftuar në “Sundaj Today”. Gjatë intervistës, bukuroshja u shpreh se vajza e saj është një gjeni dhe shumë aktive.
Unë mendoj se ajo është një gjeni. Por mendoj që kjo është ajo që të gjithë thonë për fëmijën e tyre. Sa më shumë që ajo flet, kupton dhe kujton, bëhet gjithnjë e më shumë argëtuese. Ajo është një bekim.