“Tekstet e Edukatës Qytetare në kundërshtim me parimet e të drejtave të njeriut”

Prishtinë | 22 Nën 2017 | 13:13 | Nga

Dhoma Ekonomike e Gravë të Kosovës-G7 shpreh shqetësimin e saj ndaj mënyrës së edukimit të
brezave të rinjë lidhur me fuqizimin ekonomik të gruas, përmes teksteve shkollore të Edukatës
Qytetare.

Përderisa fuqizimi ekonomik i gruas në botë vlerësohet si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm
socio-ekonomik, në Kosovë gjeneratat e reja përmes teksteve shkollore të Edukatës Qytetare
edukohen se fuqizimi ekonomik është jo i domosdoshëm dhe është shkaktar kryesor i prishjes së
familjes e cila ka ndikuar edhe në shtimin e numrit të shkurorëzimeve.

G7 konsideron që ky mesazh dhe kjo mënyrë e të edukuarit përmes teksteve shkollore të Edukatës
Qytetare është në kundërshtim me të parimet themelore e të drejtave të njeriut si dhe barazisë
gjinore.

G7 vlerëson që fuqizimin ekonomik i gruas është e drejtë parësore dhe fuqizim i shoqërisë, është
investim i të ardhmes, rrugë për zhvillim ekonomik si dhe garantues i prosperitetit të vendit.

Bazuar në shumë studime të organizatave të ndryshme ndërkombëtare gratë pjesën më madhe të
përfitimeve financiare i investojnë tek fëmijet dhe familjet e tyre me shumë se sa burrat. Prandaj
shfrytëzimi më i mirë aftësive të grave ndikonë në rritjen e zhvillimit ekonomik, zvogëlimin e
varfërisë dhe rritjen e mirëqenies sociale.

Kërkojmë nga Ministria e Arsimi, Shkencës dhe Tekonolgjisë që të bëjë rishkimin e teksteve
shkollore si dhe planprogramit mësimor të lëndës së Edukatës Qytetare të cilat janë në
kundërshtim të plotë me parimet e themelore e të drejtave të njeriut si dhe barazisë gjinore duke
dhene mesazh dhe përceptim të gabuar mbi fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë.

Të ngjashme