Telekomi i Kosovës pa bord funksional

Prishtinë | 23 Jan 2017 | 12:52 | Nga

Telekomi i Kosovës, i cili në periudhën e fundit është duke kaluar nëpër krizë të madhe, tashmë ka mbetur edhe pa bord funksional të drejtorëve.

Gazeta “Epoka e re” ka siguruar vendimin e emërimit të bordit të Telekomit të Kosovës, i cili përbëhet prej gjashtë anëtarësh, të cilëve u ka kaluar mandati më 27 dhjetor 2016. Ky bord ka pasur mandat trevjeçar dhe tashmë nuk është funksional.

Bordi përbëhet prej këtyre anëtarësh:
1. Rexhë Gjonbalaj, kryesues
2. Gani Syla, anëtar
3. Bislim Zogaj, anëtar
4. Naim Hyseni, anëtar
5. Afrim Loku, anëtar
6. Suzana Andjelkoviq, anëtar

Gazeta sjell vendimin për emërimin e këtij bordi, i cili tashmë është pa mandat, pasi i ka mbushur tri vjet funksionalitet të punës, ashtu siç parashihet edhe me vendim të Qeverisë së Kosovës, që mban nënshkrimin e ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

Qeveria e Kosovës ka lënë për gati një muaj pa bord të ri Telekomin e Kosovës, që konsiderohet ndërmarrja më profitabile në vend.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme