Telekomi me mbi 6 milionë euro borxh ndaj ARKEP-it, rrezikon të shkojë në përmbarim

Prishtinë | 21 Kor 2020 | 15:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në komisionin për Ekonomi Tregti dhe Industri ka raportuar u.d kryeshefes ekzekutive Burbuqe Hana për situatën në Telekom.

Shqiprim Pula anëtar i bordit të ARKEP, tha se borxhi i Telekomit ndaj këtij institucioni tejkalon shumë prej 6 milionë euro.

Por ai ka thënë se janë paralajmëruar se mund të fillojë edhe një proces i përmbarimit.

“Ka një akumulim borxhesh. Vlera deri më tash tejkalon 6 milionë euro, do të thotë fatura e fundit që është përshkruar për Telekomin është me 30 qershor mbi 1 milion. Pra është njoftuar që mund të fillojë edhe një proces përmbarimi dhe unë nuk do të dojë me e filluar një proces të tillë sepse mund të jetë me pasoja të mëdha”.

“Si nga Telekomi po ashtu dhe nga IPKO kanë ardhur kërkesa për zbritje të pagesave, por çka kemi bërë ne ka qenë shtyrja e pagesave që e kemi menduar si lehtësim për me i përmbushur pagesat”, ka theksuar Pula.

U.D Kryeshefe Ekzekutive e Telekomit të Kosovës Burbuqe Hana ka thënë se në pamundësi të pagesës është shqiptuar masa me mbi 100 mijë euro. Ajo ka thënë që të rishikohet pagesa edhe përmes Qeverisë së vendit.

Hana tha se  borxhi total i Telekomit 53 milionë kurse ndaj ATK-së janë 4 milionë, raporton EO.

“Për shkak se vlera ka qenë shumë e madh janë ndarë ne 10 këste, dhe në pamundësi të pagesës është shqiptuar edhe masa ndëshkuese në vlerë mbi 100 mijë euro dhe kamata prej 8%”.

“Ne kemi bërë tentativë për kontakt me ARKEP-in dhe diskutime me anëtarët e bordit dhe në pamundësi se si mos me u ekzekutuar edhe vet firma e  ligjit që parasheh se nuk paguhen dy këste ne vijueshmëri atëherë mund me ardhur të përmbarim i borxhit total që është 15 milionë euro”.

“Duhet të konsiderojmë kësaj vlere me i dhanë zgjidhje me forcë të Telekomit. E vetmja zgjidhje që po e shohim është mundësia e pagesës së qeverisë aty ku derdhen mjetet nëpërmjet Telekomit”, ka thënë Hana.

Mes tjerash ai ka thënë se vlera që fiton Telekomi nga kundërpadia vlerësohet mbi 100 milionë.

Ajo është shprehur se kundërpadia duhet të ndodhë patjetër. Hana ka thënë se as Qeveria e mëparshme dhe as kjo e tanishmja nuk kanë bërë asgjë.

Të ngjashme