Telekomi zgjeron rrjetin në rajonin e Kaçanikut dhe Ferizajt

Prishtinë | 22 Shk 2020 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Kryeshefi i Telekeomit, Bedri Istrefi ka njoftuar se ekipet e Departamentit Teknik me punë dhe angazhim të jashtëzakonshëm ia kanë dalë me sukses të demontojnë një antenë në Krivenik tē Hanit të Elezit dhe për të zgjeruar kabllot e rrjetit në vendbanimet tjera të Kaçanikut dhe Ferizajt, raporton Ekonomia Online.

Po ashtu Istrefi ka njoftuar se në ditët në vijim do të vazhdojnë procesin e filluar për minimizim dhe optimizim të resurseve me mjete vetanake, krejt kjo me qëllim që të tejkalohen vështirësitë në operime dhe të jemi gjithnjë e më afër konsumatorëve tanë besnik në mjediset urbane dhe rurale.

“Gëzon fakti se punëtorët tanë, në çdo ditë të javës, përkundër të gjitha sfidave që jemi duke u ballafaquar, motivimin dhe përkushtimin për punë e kanë në nivelin më të lartë, për çka edhe u jemi falënderues. Planifikimi i punëve që do të kryhen në ditët e vazhdim, ka të bëjë specifikisht me zhvendosjen e BTS-ve, sipas ngarkesave dhe volumit të trafikut, me synim që t’i plotësojmë në vazhdimësi kërkesat e konsumatorëve për kyçje të reja dhe komunikim cilësor. Kjo dinamikë e punëve në terren është duke dhënë efektet e duhura, edhe për faktin se përveç rritjes së kualitetit të shërbimeve, në të njëjtën kohë kemi edhe ulje të ndjeshme të kostove operative’, ka thënë Istrefi.

Të ngjashme