Temaj nderon viktimat e Holokaustit në përvjetorin e mbylljes së kampit të përqendrimit në Auschwitz Poloni

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ismet Temaj, i shoqëruar nga anëtarët e Këshillit Drejtues, Artan Nimani dhe Ylli Kortoci, kanë vizituar Kampin famëkeq të përqendrimit në Poloni, në nderim të viktimave në përvjetorin e mbylljes.


Kampi i përqendrimit në Auschwitz ishte një rrjet kampesh naziste të përqendrimi dhe kampeve të shfarosjes të ndërtuara dhe të operuara nga Rajhu i Tretë në zonat polake aneksuar nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai përbëhej nga Auschwitz I (kampi origjinal), Auschwitz II-Birkenau (një kamp përqendrimi / shfarosjeje), Auschwitz III-Monowitz (një kamp pune për stafin e një fabrike IG Farben) dhe 45 kampet satelitore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme