Eksperti i Meteorologjisë, Sylë Tahirsyla në një intervistë për Ekonomia Online ka folur sa i përket temperaturave të ulëta që do të mbizotërojnë gjatë këtyre muajve.
Ai tha se muaji janar dhe shkurt janë më të ftohtit me temperaturat do të shkojnë deri në -11 gradë celsius.
Krejt kjo sipas tij, mund të konsiderohet si dimër i përballueshëm si botën bimore po ashtu edhe për qytetarët.
“Muaji janar është muaji më i ftoftë në bazë të dhënave meteorologjike që nga viti 1922 është evidentuar që temperaturat janë më të ulëta. Është me reshje bore me erëra të fuqishme prandaj jemi në stinën e dimrit”.
“Edhe muaji janar dhe shkurt do të jetë në vlerat mesatare të lëkundjes së elementeve dhe dukurive meteorologjike në shkallë të vendit njëkohësisht edhe rajonit. Dimrit do të jetë i pranueshëm meqë edhe të ftohtit e ka efektin e vet si për botën bimore njëkohësisht edhe për njerëzimin”.
“Duhet të respektohen konditat klimatologjike të territorit të vendit tonë. Prandaj nuk ka nevojë për shqetësim që do të jetë shumë i ulët. Temperature më e ulët që do të shënohet do të jetë deri në -11 gradë celsius ndërsa maksimale deri në 3 gradë celsius dhe është normale në kushtet klimatike të vendit tonë”, tha Tahisylaj.